Fluturojnë çmimet/ Bileta Korçë–Tiranë, shkon në 800 lekë…

Rritja e vazhdueshme e çmimit të karburanteve është reflektuar në transportin ndërqytetas në Korçë, ku është shënuar një tjetër shtrenjtim i biletave për linjën drejt Tiranë. Sipas të dhënave, çmimi i një bilete ka kaluar nga 700 lekë të reja në 800 lekë, ndërsa për një udhëtim vajtje-ardhje qytetarët tashmë duhet të paguajnë 1600 lekë.

Qytetarët, ndërkohë, e shohin këtë si një barrë shtesë, sidomos për ata që udhëtojnë shpesh për arsye pune, studimi apo shëndetësore duke theksuar se përveç transportit, janë përballur edhe me shtrenjtimin e produkteve bazë dhe shërbimeve të tjera.

Nga ana tjetër, operatorët e transportit e justifikojnë këtë vendim me rritjen e çmimit të naftës, duke theksuar se shpenzimet për mirëmbajtjen dhe funksionimin e mjeteve janë rritur ndjeshëm.

Nëse situata me çmimet e karburantit nuk stabilizohet, pritet që edhe tarifat e transportit të mbeten të larta, duke e bërë udhëtimin ndërqytetas gjithnjë e më të kushtueshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: