Qytetarët që kundërshtojnë projektet e ndërtimit në zonën e Zvërnecit kanë paralajmëruar vijimin e protestave. Nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, pjesëmarrësit përcollën mesazhin “Nesër më shumë”, duke njoftuar tubimin e ri të martën në orën 18:00 para Kryeministrisë.
Protestuesit kërkojnë anulimin e projektit të ndërtimeve në Zvërnec.
Qytetarët mbajnë në duar pankarta ku shkruhet “Shqipëria nuk është në shitje”, “Anulo projektin” apo edhe slogane të drejtpërdrejta politike si “Rama në burg, Berisha në burg”.
Protestuesit fajësojnë të dy krahët e politikës për atë që po ndodh në Zvërnec.
Një ditë më parë mijëra qytetarë iu përgjigjën thirrjeve në rrjetet sociale për të protestuar në kryeqytet.
Një tubim marshimi që nisi te Drejtoria e Policise së Tiranës, vijoi drejt Ministrisë së Brendshme dhe përfundoi para Kryeministrisë.








