Një moment i veçantë nga protesta për Zvërnecin ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe të pranishmëve në tubim. Mes protestuesve ishte edhe korçari i njohur për bindjet e tij të djathta, i cili nuk mungoi në këtë protestë kundër projektit në Zvërnec.
Ai ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet duke ngritur kartonin e kuq, në shenjë kundërshtimi ndaj situatës së krijuar.
Teksa mban kartonin e kuq në duar, ai dëgjohet duke theksuar se “s’ka shtet”, një mesazh që u prit me reagime dhe komente të shumta në rrjetet sociale.
Videoja është shpërndarë gjerësisht, duke u kthyer në një nga momentet më të komentuara të protestës së zhvilluar në Zvërnec, ku qytetarë, aktivistë dhe përfaqësues të ndryshëm shprehën kundërshtimet e tyre ndaj projektit të propozuar në zonë.
