U plagos nga trafikanti i dr*gës/ Polici i plagosur transportohet me helikopter drejt Tiranës

Ky është momenti kur 36-vjeçari Edison Adri, efektivi i Shqiponjave që mbeti i plagosur gjatë aksionit për kapjen e Violand Braçellari në Maliq, transportohet me helikopter për të marrë ndihmë mjekësore

në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Adri u plagos në krye të detyrës, ku bashkë me efektivin që ndërroi jetë Enea Mekollin, ishin duke lokalizuar autorin e shpallur në kërkim në zonën e Lozhanit. Nen kujdesin e stafit mjekësor, ai është nisur me helikopter drejt kryeqytetit.