E rëndë në Maliq/ Vritet një polic gjatë operacionit, plagoset kolegu…

Një ngjarje e rëndë është shënuar në bashkinë e Maliqit, në zonën e Lozhanit, ku gjatë një operacioni policor është raportuar një përplasje me armë zjarri. Sipas informacioneve paraprake, një person i dyshuar ka qëlluar ndaj forcave të policisë gjatë ndërhyrjes.

Si pasojë e të shtënave, një efektiv policie ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur dhe po merr ndihmën mjekësore.

Rrethanat e sakta të incidentit ende nuk janë bërë të ditura nga autoritetet.

Dy efektivët e Shqiponjave kanë qenë në ndjekje të një personi në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike i identifikuar si Violand Braçellari. Edhe ky i fundit mësohet se ka mbetur i plagosur. Ngjarja mbetet në zhvillim, ndërsa pritet që policia dhe institucionet përkatëse të japin detaje të mëtejshme mbi rastin.