Një gafë ka shoqëruar promovimin e edicionit të radhës së Moto Rock Festival në Korçë. Kryetari i Bashkise Korçe në ikje, Filo ka publikuar në rrjetet sociale foton promovuese të eventit, por me një pasaktësi të dukshme në datat e zhvillimit.
Në postimin e shpërndarë si foto kopertine ne Facebook nga Filo …është paraqitur se do të mbahet më 3-4 Qershor, ndërkohë që data e saktë e organizimit të Moto Rock Festival është 3-4 Korrik.
Gabimi nuk ka kaluar pa u vënë re nga qytetarët dhe ndjekësit e faqes, të cilët kanë komentuar menjëherë mospërputhjen mes datës së publikuar dhe asaj zyrtare të aktivitetit duke qene se kjo date ka mbi 2 jave qe ka kaluar…
Moto Rock Festival është një nga aktivitetet më të njohura verore në Korçë, duke mbledhur çdo vit motoçiklistë dhe vizitorë nga vende të ndryshme.


