Dënimi europian ndryshon planet, çfare po flitet per Skënderbeun…

Ajo që prej kohësh diskutohej në ambientet sportive dhe mes tifozëve korçarë, duket se po merr gjithnjë e më shumë formë. Sipas informacioneve që po qarkullojnë në rrjetet sociale, Skënderbeu do të mund të rikthehet në kompeticionet europiane vetëm nga sezoni 2028-2029, pas përfundimit të periudhës së dënimit të vendosur nga UEFA ,ndersa nuk ka dicka zyrtare nga klubi per kohen e fillimit e te mbarimit.

Ky fakt shihet nga shumëkush si arsyeja kryesore pse klubi korçar nuk ka ndërmarrë investime të mëdha në merkato, duke mos afruar futbollistë me emër apo lojtarë me eksperiencë të konsiderueshme.

Në vend të kësaj, drejtuesit duket se kanë zgjedhur të fokusohen tek ndërtimi i një skuadre me lojtarë të rinj dhe perspektivë për të ardhmen.

Presidenti Ardjan Takaj e ka lënë të kuptohet edhe më herët se prioriteti i klubit nuk është rezultati i menjëhershëm, por krijimi i një baze të fortë për sezonet që do të vijnë. Në deklaratat e tij në fund të kampionatit të kaluar, ai theksoi rëndësinë e evidentimit dhe zhvillimit të talenteve që mund të përbëjnë bërthamën e Skënderbeut në vitet e ardhshme.

Në këto kushte, objektivi i bardhekuqve për sezonin e ri pritet të jetë ruajtja e statusit në Kategorinë Superiore dhe konsolidimi i grupit aktual. Më pas, me afrimin e vitit 2028 dhe mundësinë e rikthimit në arenën europiane, klubi synon të ndërtojë një skuadër konkurruese për titullin kampion dhe pjesëmarrjen në Kupat e Europës.

Për momentin, duket se në Korçë po punohet me një strategji afatgjatë, ku e ardhmja po vendoset përpara suksesit të menjëhershëm. Gjithsesi edhe me 2 pistat duket se koha po afron qe Skenderbeu te luaje ne Europe.