‘E shpallen ‘non grata’, Reagon Huduti: “Më quajtën terroriste, më shkatërruan jeten…

“Do ngre padi në Gjykatën Administrative në Tiranë për rastin. Rama kërkon të përdorë personalitetin tim për lidhjet që kam me Iranin. Kam qenë në protestë dhe nuk kam thyer asnjë rregull të protestës, mua më kanë thënë terroriste, më kanë shkatërruar jetën e familjen. Nuk e prisja nga parlamenti i Shqipërisë.

Për shkak të bindjes sime fetare dhe lidhjeve të mia, se unë i kam liderët e mi shpirtërorë atje, por nuk kam asnjë lidhje politike, por mua më takojnë këto padrejtësi.

Mbroj padrejtësisë dhe është obligim fetar i imi që të mbroj Shqipërinë, edhe pse ata më kanë bërë non grata, nuk e quaj Shqipërinë vend të huaj.

Unë jam besimtare, betohem në Allahun e madh që nuk kam asnjë lidhje as me Iranin as me Vatikanin. Unë kam qenë një pjesëmarrëse e thjeshtë në protestë,” tha Ikballe Huduti për Top News.