Parashikimi i forte i Manjanit per protesten:”Do shkojne te votojnë prape si delet. Jane njesoj si Luli qe i kerkonte Rames doreheqje…

Ish-ministri Manjani tha mbrëmjen e djeshme se protestuesit kanë kërkesa politike, ndërsa i kanë mbyllur të gjitha shtigjet e dialogut me kryeministrin pasi kërkojnë dorëheqjen e tij. 

Ai tha gjithashtu se protestuesit në fund do shkojnë të votojnë si delet.

“Edhe Luli ia kërkoi dorëheqjen Ramës, edhe protesutesit këtë gjë kërkojnë.

Këta kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe këtu merr fund çdo diskutim, protestuesit nuk duan të bisedojnë me të për problemet që kanë. Biles biles i thonë hajde bëje ti këtë reformën që duam ne, kjo është qesharake. Dalin aty dhe flasin kundër Ramës. Qytetarët do shkojnë të votojnë prapë si delet, siç kanë votu gjithmonë.” – tha Manjani.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.