Deklarata e fortë e qytetarit: “Mjaftojnë Kuksianët dhe Hasianët e Anglisë për ta përmbysur këtë sistem ne 5-minuta…

Ne rrjetet sociale gjatë debatit mbi protestat në Shqipëri, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj situatës politike dhe ekonomike në vend nje i ri Shqiptar. Duke komentuar deklaratat e fundit të kryeministrit për mbështetjen elektorale.

Duke iu referuar shprehjes “Kam besimin e 800 mijë votuesve”, qytetari vuri në dyshim nëse ky besim pasqyron realitetin e përditshëm të shumë shqiptarëve. Sipas tij, një nga problemet më të mëdha mbetet emigracioni masiv, pasi mijëra të rinj dhe familje kanë zgjedhur të largohen nga vendi në kërkim të një jete më të mirë.

Ai ndaloi edhe te pensionet, duke sjellë si shembull rritjen e vogël të pensionit të gjyshit të tij, nga 101 mijë në 105 mijë lekë, ndërsa çmimet e produkteve bazë dhe kostot e jetesës vazhdojnë të rriten. Sipas qytetarit, pensionistët përballen çdo ditë me vështirësi ekonomike që nuk zgjidhen me rritje minimale.

“Thonë se kanë besimin e 800 mijë votuesve. Po gjyshi im ku di çbehet ne Shqiperi ,per miliardat e eurove dhe vjedhjeve….e kurupsionin, ku ka pafund pa arsim dhe analfabete…gjyshi im thote ky me rriti pensionon nga 101 mijë në 105 mijë lekë.

Bota po ecën me ritme të jashtëzakonshme. Teknologjia, inteligjenca artificiale dhe ekonomia po ndryshojnë çdo ditë. Ndërkohë, ne vazhdojmë të përballemi me probleme themelore në arsim.

Sipas tij, përtej debateve politike dhe numrit të votave, qytetarët kërkojnë zgjidhje konkrete për çështje që prekin drejtpërdrejt jetën e tyre, si emigracioni, pensionet, arsimi dhe mundësitë ekonomike. Ai e konsideroi këtë si arsyen kryesore pse protestat po gjejnë mbështetje te një pjesë e shoqërisë shqiptare.

Au thote me tej une kete sistem ta hidhja me Kuksian dhe Hasian qe kane ikur ne Angli …me kamion apo nga deti ta hidhja per 5-minuta…

O Rama, po të votohej edhe me zhgënjimin e atyre që janë larguar nga Kukësi, Hasi dhe gjithë Shqipëria, rezultati do të ishte krejt ndryshe.

Mjafton një shkëndijë për të ndezur një zjarr të madh. Kur pakënaqësitë grumbullohen për vite me radhë, kur qytetarët ndihen të padëgjuar dhe kur problemet mbeten pa zgjidhje, shpesh mjafton një ngjarje e vetme për të kthyer pakënaqësinë në reagim masiv.

Mjafton një shkëndijë. Kur pakënaqësia arrin kulmin, ndryshimet vijnë si një stuhi që askush nuk mund ta injorojë ku qytetari thote do te vine si Hiroshime .