Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës në ditën e 40-të të protestës, duke vijuar tubimet kundër qeverisë dhe klasës politike. Në pamjet e siguruara shihet momenti kur protestuesit janë mbledhur dhe kanë nisur lëvizjen në rrugët e kryeqytetit, ndërsa dëgjohen thirrje dhe mesazhe kundër qeverisë.
“Ju erdhi fundi”, është një nga thirrjet që dëgjohen gjatë marshimit, ndërsa qytetarët shprehin pakënaqësitë e tyre ndaj situatës politike dhe sociale në vend.
Protestuesit kanë deklaruar se kërkojnë ndryshim politik, më shumë transparencë dhe llogaridhënie nga institucionet, duke e cilësuar këtë protestë si një reagim ndaj problemeve të grumbulluara ndër vite.
Marshimi i sotëm vjen pas tensioneve të ditëve të fundit mes protestuesve dhe forcave të policisë, ku pati edhe shoqërime të disa personave gjatë përplasjeve në terren.
Protestat vijojnë prej 40 ditësh në Tiranë, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje dhe vazhdim të tubimeve edhe në ditët në vijim ndersa ne nje moment shihet qe protestuesit iu japin hallve policeve…

