Koleksionisti Gjergji Thimo ka bërë një sërë deklaratash të forta lidhur me koleksionin e tij arkeologjik, trashëgiminë kulturore dhe institucionet përgjegjëse. Sipas Thimos, ai zotëron rreth 600 objekte arkeologjike, të cilat, siç pretendon, do të klasifikohen së bashku me Arkeologun Neritan Ceka ndersa me tej katallogu do të vleje miliona euro.
“Po bëj katalogun e 600 objekteve. Ky koleksion do të vlejë miliona euro dhe do t’ia dhuroj Korçës”, u shpreh ai.
Gjatë deklaratës së tij, Thimo ngriti edhe akuza, duke pretenduar se në të kaluarën nga banesa e tij janë marrë rreth 130 objekte arkeologjike ndersa i kane ardhur 12 here ne shtepi. Ai iu drejtua gjithashtu Prokurorisë dhe SPAK-ut, duke kërkuar, sipas tij, vëmendje ndaj çështjes.
Koleksionisti komentoi edhe situatën e Tumës së Kamenicës, duke bërë pretendime për mënyrën e administrimit të saj pas shndërrimit në muze, ndersa eshte dhene ne koncesion.
A e dini qe Tuma e Kamenices u kthye ne muze dhe ja dhe nje z*gari nga italia e cila nuk eshte me ne juridiksionin e Bashkise Korce por e nje punonjesi Arkeolog Lorenc Bejko e gruas te tij Italiane …
Në fund të deklaratës, Thimo pati kritika të ashpra ndaj ish-kryebashkiakut dhe ish-ministrit Niko Peleshi, duke e akuzuar për mënyrën e administrimit të Korçës dhe duke pretenduar se ai përballet me probleme të shumta, përfshirë edhe çështje që, sipas tij, lidhen me Ministrinë e Mbrojtjes ndersa permendi qe i kane prere dhe kempin edhe pse ai eshte me 2 infakte …
Korçen e bere çiflig e ke kthyer edhe Lumalasin atje qe mbledh mullaret me bar me Sotiraqin shikoni faturat qe i shesin keta janë kalbesirat ,ndersa i kujton Peleshit qe ka shume probleme sidomos ato kryesoret i ka ne Ministrine e Mbrojtjes …
