Nën kujdesin e Bashkisë Korçë dhe figurave politike si Niko Peleshi e Sotiraq Filo, qyteti është veshur edhe këtë vit me atmosferën elegante të MIK Festival. Koncerte, duartrokitje dhe muzikë klasike në një kohë kur kryeqyteti po përjeton një nga valët më të gjata të protestave kundër qeverisë.
Kontrasti është i fortë: nga njëra anë mijëra qytetarë në rrugë që kërkojnë përgjegjësi politike, nga ana tjetër skena të ndriçuara, Jazz dhe festë sikur asgjë të mos ketë ndodhur.
Për shumë qytetarë, pyetja është e thjeshtë: a është ky momenti për koncerte e festivale, apo për të dëgjuar zërin e protestës? Ndërsa Tirana proteston, Korça vazhdon me muzikë, duke krijuar imazhin e një realiteti paralel ku politika zgjedh spektaklin në vend të përballjes me pakënaqësinë qytetare.
