Maratona/ Keto janë akset që bllokohen në Pogradec më 25 korrik…

Në kuadër të zhvillimit të International Half Marathon & Minimarathon Enkelana Edicioni V, që do të zhvillohet më 25 Korrik 2026, nga ora 19:00 deri në 21:30, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit në këto akse rrugore:

🛣️ Lin – Pogradec
🚫Ora: 19:00 – 21:30
🛣️ Pogradec – Buçimas – Tushemisht – kthim në qendër të Pogradecit
🚫 Ora: 19:00 – 21:30

🏙️ Brenda qytetit, në të njëjtin orar, do të jenë të bllokuara:
🚫 Bulevardi Reshit Çollaku Ora: 19:00 – 21:30
🚫 Bulevardi Kajo Karafili Ora: 19:00 – 21:30

➡️ Njoftohen përdoruesit e aksit nacional të juglindjes se, gjatë këtij intervali kohor, lëvizja mund të kryhet nëpërmjet aksit rrugor Qukës-Qafë Plloçë, si itinerar alternativ.

Ftojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe qytetarët të tregojnë mirëkuptim, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë rrugore si dhe të planifikojnë lëvizjet e tyre në përputhje me kufizimet e përkohshme të qarkullimit.