Rama: “Rruga Elbasan–Qafë Thanë punohet me ritme te larta, infrastrukturë moderne për Shqipërinë 2030

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga ecuria e punimeve në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë, duke bërë të ditur se puna po vijon me ritme të larta. Përmes një postimi në Facebook, Rama e cilësoi këtë projekt si një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore në vend, duke theksuar se përfundimi i tij do të ndikojë ndjeshëm në përmirësimin e qarkullimit të automjeteve dhe rritjen e sigurisë rrugore.

“Punimet në rrugën Elbasan–Qafë Thanë vijojnë me ritme të larta, duke sjellë çdo ditë më pranë përfundimin e një prej investimeve më të rëndësishme infrastrukturore në vend.

Ky projekt do të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin, do të rrisë sigurinë rrugore dhe do të krijojë më shumë mundësi për zhvillimin ekonomik e turistik të zonave që lidhen përmes këtij aksi. Vijojmë me #PunëteShqipërisë, me infrastrukturë moderne dhe funksionale, që i përgjigjet nevojave të qytetarëve dhe vizionit për Shqipërinë 2030,” shkruan Rama.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.