Tragjedi në greqi/ Nënë e bir Shqiptar humbin jetën në aksidentin e rëndë…

Një aksident i rëndë rrugor ka shkaktuar dy viktima mëngjesin e sotëm në Greqi, ku kanë humbur jetën një nënë dhe djali i saj me origjinë shqiptare. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:30, në aksin rrugor Amfipoli–Drama, pranë zonës Paleokomit, në Serres. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip makinë pasagjerësh është përplasur me një kamion, në rrethana që ende nuk janë bërë të qarta.

Si pasojë e përplasjes së fortë, kanë humbur jetën dy personat që udhëtonin në automjet, një 43-vjeçare dhe djali i saj 24-vjeçar, të dy me origjinë nga Shqipëria. Trupat e viktimave janë transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Serres.

Ndërkohë, drejtuesi 57-vjeçar i kamionit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm të Dramës. Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Policia greke ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit tragjik.

Familja, me origjinë nga Shqipëria, jetonte prej vitesh në Paleokomi, ku kishte ndërtuar jetën e saj me punë dhe përkushtim. Nëna dhe djali punonin në të njëjtën kompani të madhe të blerjes dhe menaxhimit të pasurive të paluajtshme, me seli në plazhin e Ofrynit (Tuzla), dhe pikërisht drejt vendit të punës po udhëtonin kur ndodhi tragjedia.
E gjitha ngjarja, e cila ka ndodhur në disa sekonda është filmuar nga një kamera që ndodhej në kabinën e kamionit. Viktimat janë shoferi 21 vjeçar dhe nëna e tij 43 vjeçe, të cilët po shkonin në punë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.