Skënderbeu përballë Panetolikos, miqësorja e radhës në Korçë

Skënderbeu vijon përgatitjet për sezonin e ri dhe të shtunën do të zhvillojë një tjetër test të rëndësishëm miqësor. “Ujqërit e Dëborës” do të përballen me skuadrën greke Panetolikos, që militon në Superligën e Greqisë.

Për skuadrën korçare kjo do të jetë një tjetër provë në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri. Përballja me Panetolikos pritet të jetë një test me interes për trajnerin Julian Ahmataj, i cili po konsolidon formacionin dhe po vlerëson gjendjen e lojtarëve përpara startit të kampionatit.

Skënderbeu ka zhvilluar disa ndeshje miqësore gjatë kësaj faze përgatitore, ndërsa dueli me ekipin grek përbën një nga testet më të forta të verës.

Tifozët korçarë pritet të jenë të pranishëm për të mbështetur ekipin në këtë përballje.

⚽ Skënderbeu – Panetolikos
📅 E shtunë, 8 gusht
⏰ Ora 18:00
🏟️ Aneksi i stadiumit “Skënderbeu”

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.