Hapet për qarkullim segmenti i ri i Korridorit VIII, nga Labinot-Fusha deri pas Mirakës

Një segment i ri i Korridorit VIII është hapur për qarkullim, duke mundësuar lëvizjen e automjeteve nga dalja e fshatit Labinot-Fushë deri pas Mirakës. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga aksi i ri rrugor, i cili përfshin dy korsi vajtje-ardhje dhe tashmë është i aksesueshëm për qytetarët.

Sipas tij, hapja e këtij segmenti synon të rrisë sigurinë në lëvizje, të shkurtojë kohën e udhëtimit dhe të lehtësojë transportin e qytetarëve dhe të mallrave. Hapja e segmentit të ri pritet të sjellë lehtësim të ndjeshëm për drejtuesit e mjeteve që përdorin këtë aks .

“MIRËMËNGJES ???? dhe me punimet që vijojnë me ritme të larta në aksin Elbasan–Qafë Thanë, një investim që do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe gjithë juglindjes me pjesën tjetër të vendit më të shpejtë, më të sigurt dhe më moderne, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas fotove.