Po kalonte rrugën/ 82-vjeçarja përplaset nga makina në korçë

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçës, ku një 82-vjeçare është përplasur nga një automjet teksa po kalonte rrugën.

Raportohet e moshuara dyshohet se po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën kur është goditur nga automjeti. Drejtuesi i mjetit e ka transportuar menjëherë të plagosurën drejt Spitalit Rajonal të Korçës, ku ajo ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Burime nga spitali bëjnë me dije se 82-vjeçarja ka pësuar dëmtime serioze, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.