Tragjedi në Gjermani/ Shuhet familja Shqiptare, makina fluturon nga autostrada dhe bie në shina

Një aksident tragjik i ndodhur në Gjermani i ka marrë jetën 3 anëtarëve të një familjeje shqiptare nga Komogllava e Ferizajt. Siç mund ta shikoni dhe në foton e mësipërme, viktimat e aksidentit të rëndë mësohet se janë 61-vjeçari Tahir Tahiri, Gentian Tahirit 34 vjeç dhe Laurent Aliut 16 vjeç.

Personat që kanë humbur jetën nga aksidenti, për të cilin akoma nuk ka detaje të reja, mësohet se janë familjarë. Përkatësisht, Genti është djali i Tahirit, të cilët të dy bashkë babë e bir kanë vdekur si pasojë e aksidentit tragjik. Po ashtu, nga aksidenti është shuar dhe i mituri, 16 vjeç Laurent Aliu, që mendohet të jetë i afërm i dy personave, babë e bir, që vdiqën krah njëri-tjetrit.

Siç raportuam dhe ditën e djeshme, aksidenti tragjik ndodhi dje në mëngjes në Gjermani, ku tre persona kanë humbur jetën.

Në lidhje me ngjarjen, policia gjermane, ka deklaruar se makina në të cilën ndodheshin viktimat ka dalë nga rruga në autostradën A3, në drejtim të Nurembergut, për arsye që ende nuk janë sqaruar plotësisht. Mjeti është rrëzuar poshtë një argjinature dhe ka rënë mbi shinat hekurudhore që kalojnë poshtë autostradës.

Të tre personat në automjet kanë ndërruar jetë për shkak të plagëve të rënda. Operacioni i shpëtimit ka qenë i vështirë pasi fillimisht ekipet e emergjencës nuk kanë mundur t’i nxjerrin viktimat nga mjeti dhe u desh të merrej një vinç.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.