“Ka humbur çelësat e makinës dhe të shtëpisë” /Qytetari nga Korça bën apel për ndihmë…

Një qytetar nga Korça ka bërë një apel për ndihmë pasi ka humbur çelësat e makinës dhe të shtëpisë.

Sipas saj, çelësat janë humbur mbrëmjen e kaluar në zonën e Parkut “Rinia” në Korçë. Ajo u bën thirrje qytetarëve që mund t’i kenë gjetur, që ta kontaktojnë dhe ta ndihmojnë për t’i rikthyer.

“Kam humbur çelësat e makinës dhe të shtëpisë mbrëmë në Parkun Rinia. Ju lutem, nëse dikush i ka gjetur, të më ndihmojë”, është apeli i saj.

Çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e çelësave do të ishte i vlefshëm për qytetaren.