Sinoptikani i Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Elvi Jahaj, ka bërë të ditur për Top Channel se temperaturat do të pësojnë rënie gjatë fundjavës, pas ditëve të nxehta që kanë përfshirë vendin. Sipas Jahajt, masat ajrore të lagështa që pritet të hyjnë në territorin e Shqipërisë këtë të premte do të sjellin reshje shiu, kryesisht në zonat malore të jugut, por edhe në pjesë të Shqipërisë së mesme.
Nga vlerat 40-41°C të ditëve të fundit, temperaturat pritet të zbresin në rreth 35-36°C gjatë fundjavës.
