“Ku është Eli Fara?” – Korçarët: “Mungesa e Këngëtares nga Drenova në Festën e Birrës ngre pikëpyetje….

Festa e Birrës në Drenovë vijon të mbledhë qytetarë të shumtë dhe të sjellë në skenë emra të njohur të muzikës shqiptare. Por mes artistëve që kanë performuar, një emër i madh mungon dhe kjo nuk ka kaluar pa u vënë re nga publiku.

Bëhet fjalë për Eli Farën, këngëtaren e njohur korçare, e cila është me origjinë nga Drenova dhe është një prej emrave më të spikatur të muzikës qytetare korçare.

Mungesa e saj në një aktivitet që zhvillohet pikërisht në vendlindjen e saj ka sjellë komente nga qytetarë dhe ndjekës të eventit. Shumë prej tyre e shohin si të çuditshme që një artiste me këtë lidhje të fortë me Drenovën të mos jetë pjesë e programit.

“Si ka mundësi që Eli Fara mungon?” është një nga pyetjet që ngrihet në komentet e publikut.

Për shumë banorë, prania e saj do t’i jepte një tjetër dimension festës, duke lidhur muzikën, traditën dhe identitetin e Drenovës me një prej artisteve që e ka përfaqësuar Korçën ndër vite.

Dhe për shumë komentues, pyetja mbetet e njëjtë:

Pse mungon Eli Fara në Festën e Birrës në Drenovë, në vendin ku ajo ka lindur?

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.