“Korça përballet me shpopullimin”/ Pandeli Bardhi hidhen 11 miliardë lekë kokofilka për Festën e Birrës

Miliardat që harxhohen për “kokofilka”!

Nga Pandeli Bardhi

Të thuash që Bashkia Korcë, nuk ka leka, kjo nuk është e vërtetë, Për këtë bindesh po t ju bjerë rasti të shkoni në afërsi të fshatit Drenovë, atje në mes të fushës, brënda një kohe të shurtër u krijuan ambientet për të festuar festën e birrës në 20 vjetorin e saj.

Është rezultat i “popullimit” me shpejtësi të qytetit nga të rinj e të reja, që detyroi Bashkinë të shvendosi festën nga terminali i autobusëve, në këto ambiente mbasi nuk kishin ku të conin 11 miliardë leka. Në të ardhmen, po të vazhdojë “popullimi” me këtë ritën festa do të bëhet në fushën e Korcës…

Pamjet e mëposhtme, janë marë para pak kohësh. “Gojët e liga” thanë që as më shumë e as më pak, janë shpenzuar plot njëmbëdhjetë milliard lekë.

Nuk ka ndonjë gjë të keqe kjo, por po të mendojmë që qyteti ka halle të tjera më të mëdha, kjo festë është e fundit ku duhet të investohet.

Të investohet dakord, por prioritet duhet të kenë sektorët që sjellin fitime, sic është prodhimi, bujqësor apo industrial, kurse ivestimi në konsumin e birrës, dihet se çfarë “prodhimi” ka. Ja psh të marim një nga shëmbujt më të rëndomtë sic është shërbimin ndaj qytetarëve, shërbimi urban për të moshuarit se të rinjtë e marin në këmbë.

Një autobuz urban në linjën nga Shëntrialla tek ish Parku, duhet ta presësh me orë të tëra, tek sheh që e merr rrugën “lento lento” si i “dremelitur” me mëdyshje të ec apo të mos ec.

Ka edhe shumë sektorë të tjerë që presin investime sic është ai i shëndetsisë, i shërbimit ndaj qytetarëve e mbi të gjitha për plagën e shpopullimit ku Korca është nga më të goditurit…

Megjithatë, ne një mendim japin, por më mirë se kushdo këto halle i dinë “të mëdhenjtë” e Bashkisë se ku “dhëmb dhëmbi”.

Zakonisht në panaire të ndryshme që bëhen, çmimet e mallrave ulen, kurse në këtë “panair” ndodh e kundërta. Kjo mund të jetë tregues i cilësisë të lartë të birrës por duhet shijuar që të bindesh.

Megjithatë edhe ky është problem i “lekallinjve” dhe në përfundim mund të themi që ta gëzojnë e ta shijojnë edhe këtë festë tradicionale sepse duhet të jetë me fitim përderisa edhe pjesmarja është falas …