U hodhën nga ballkoni për t’i shpëtuar flakëve/ Ja gjendja e 5 të lënduarve nga zjarri në Vlorë

Nga 5 të lënduarit që janë dërguar në Tiranë pas zjarrit në hotelin në Vlorë, 3 prej tyre ndodhen në spitalin “Nënë Tereza.” Njëra prej pacienteve është në gjendje të rënduar, për shkak të përqindjes së lartë të djegieve, ndaj kërkon monitorim dhe kujdes të vazhdueshëm mjekësor, njofton Ministria e Shëndetësisë. Pacienti tjetër klinikisht paraqitet më i qetë.

Në Spitalin e Traumës janë dy pacientë të cilët kanë pësuar fraktura pas hedhjes nga ballkoni, në përpjekje për të shpëtuar.

Një paciente është në gjendje shëndetësore të stabilizuar, por për shkak të dëmtimeve të marra do të vijojë të mbahet në monitorim intensiv dhe të vazhdueshëm nga stafi mjekësor. Tjetra po ashtu është në gjendje të qëndrueshme.

Sipas policisë Nga hetimet paraprake, përfshirë këqyrjen e pamjeve të kamerave të sigurisë, ka rezultuar se zjarri ka qenë aksidental. Sipas policisë, flakët dyshohet se janë shkaktuar nga djegia e prizës elektrike të një frigoriferi, i cili ndodhej në ambientet e restorantit.

Një i ri nga Polonia ka treguar momentet kur ra zjarri në hotelin në Lungomare të Vlorës. Ai tregon se fillimisht ndjeu një erë të çuditshme dhe dëgjoi të bërtitura. Sipas tij, ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00. “Ndjemë një erë të çuditshme dhe dëgjuam të bërtitura. Ishte ora rreth 4, pastaj dolëm në dritare dhe pamë çfarë po ndodhte. Kishte njerëz që kërkonin ndihmë”, ka treguar i riu nga Polonia.

I riu nga Polonia

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.