Protesta e 79-të kundër qeverisë pritet të zhvillohet sot në Tiranë, pas më shumë se dy muajsh tubime të përditshme. Qytetarët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin politik, ndërsa marshimi pritet të përfshijë sërish akset kryesore të kryeqytetit.
Në protestat e fundit janë bashkuar edhe shqiptarë nga diaspora, ndërsa thirrjet “Rama, jep dorëheqjen!” dhe “Atdheu nuk shitet!” kanë shoqëruar tubimet.
Protestuesit shprehen të vendosur të vijojnë qëndresën deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
