Korça nuk i ka dhënë ende fund atmosferës festive. Pas përfundimit të Festës së Birrës, një tjetër event pritet të sjellë humor dhe spektakël në qytet.
Sot, “Portokalli” zbarkon në Korçë, duke sjellë në skenë personazhe të njohura dhe humorin që ka shoqëruar prej vitesh publikun shqiptar.
Këtë herë, protagonisti është humori, me një mbrëmje që pritet të mbledhë qytetarë dhe vizitorë.
“Portokalli” premton batuta, personazhe dhe momente argëtuese, duke i dhënë Korçës një tjetër mbrëmje të veçantë pas netëve të mbushura me muzikë.

