Arjan Asimi:”Bashkia Korçë ka dështuar,rezulton 16 mijë banorë, Maliqi me 32 mije s’mund të mbulojë dështakët…

Protesta kundër bashkimit administrativ me Bashkinë Korçë vijon, ndërsa protestuesit kërkojnë që Bashkia Maliq të vijojë të funksionojë si njësi më vete dhe shërbimet të ofrohen pranë banorëve. Në protestë, Arjan Asimi ka hedhur akuza të forta ndaj institucioneve, duke deklaruar se Bashkia Korçë ka dështuar dhe se problemet e Bashkisë Maliq nuk mund të mbulohen nga një tjetër bashki.

Bashkia Korçë ka dështuar. Rezulton 16 mijë banorë, ndërsa Bashkia Maliq, me 82 fshatra, ka 32 mijë banorë. Nuk mund të mbulojë dështakët”, është shprehur Asimi.

Asimi u ndal edhe te fermerët e zonës, duke pretenduar se ata përballen me probleme të shumta, përfshirë mungesën e dëmshpërblimeve pas përmbytjeve.

“Gjithë fermerët e Bashkisë Maliq kanë 100 mijë probleme. U përmbytën dhe nuk kanë marrë akoma dëmshpërblim”, deklaroi ai.

Më tej, Asimi pretendoi se banorët e 82 fshatrave janë njoftuar për protestën, por shumë prej tyre nuk marrin pjesë nga frika e pasojave që mund të kenë në lidhje me ndihmën ekonomike apo shërbime të tjera sociale.

“Kam vajtur në 82 fshatra për t’i lajmëruar për këtë protestë, por askush nuk merr guximin të dalë. Këtu është krijuar një sistem që i kërcënon të gjithë për një KEMP, për një ndihmë ekonomike”, tha ai.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.