Drejtimi i duhur” zbrazi Korçën/ Jorgji sidheri: “Pa punë e pa prodhim, vendi nuk mbahet…

Nga Jorgji SIDHERI

A u bindët Ju militantët që më hidheshit në sulm me komentet, kur shkruaja mbi dhjetë vite përpara se me fasadat dhe pedonalet nuk mbahet vendi.Korça do zbrazet, Shqipëria do zbrazet !
Populli do punë pastaj pedonale të shëtisë e stola të çlodhet !

Ja sot rezultati :
Shqipëria e zbrazur ! Shqipëria e zvogëluar, Tiranë – Durrës e pak popullsi në vijën bregdetare !
Me statistika , Qarku i Korçës kryeson me 80 % të territorit e zbrazur nga banorët !

Puna e mban njeriun dhe jo fasadat dhe pedonalet e bukura, kur vete në shtëpi do të ushqehet !
Ky ishte slogani i fushatës elektorale: “Drejtimi i Duhur” që zbrazi Shqipërinë !
Pa punë e pa prodhim nuk mbahet vendi !
Paratë e fasadave dhe pedonaleve duhet të hidheshin në stimulim prodhimi dhe hapje vendeve të punës, por Rama kishte tjetër “mision”!

E nisi mandatin e parë me fjalën “burg” për të mërzitur këtë Popull dhe po largohet nga politika duke ftuar punëtorë nga Vietnami, India, Bangladeshi e Filipinet.
“Skini parë gjë akoma”-
fjalia e vetme e sinqertë e Ramës që s’duronte dot pa na i përmendur në çdo dalje publike !

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.