Operacioni i renea-s në Korçë/ Kërkohet “i rrezikshmi”, por 45-vjeçari nuk gjendet

Mjallaq Përgjika, një person i dënuar me 18 vite burg për vrasje, i ka shpëtuar një operacioni të zhvilluar nga forcat RENEA në qytetin e Korçës. Forcat speciale zhvilluan kontrolle pas informacioneve se Përgjika mund të fshihej në një pallat në qytet. Pavarësisht kontrolleve të ushtruara, lokalizimi dhe kapja e tij nuk u bë e mundur

Përgjika është një emër i njohur për kronikën e zezë. Ai është dënuar për vrasjen e Pëllumb Çollakut, 24 vjeç, i cili ishte denoncuar i zhdukur nga familjarët më 26 dhjetor 2008. Trupi i të riut u gjet më 3 janar 2009 pranë aksit Korçë–Voskopojë, me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

Në qershor të vitit 2009, policia identifikoi Mjallaq Përgjikën si autor të dyshuar të krimit, ndërsa hetimet e kohës e lidhnin ngjarjen me pazare të drogës. Më pas ai u dënua me 18 vite burg.