I zuri korenti/ Një i vdekur dhe një në gjendje të rëndë për jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në fshatin Karmë të Vaut të Dejës, ku dy persona dyshohet se kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike në ambientet e jashtme të një lokali.

Sipas informacionit paraprak të policisë, Sokol Preka, 40 vjeç, roje i një lokali bar-kafe në pronësi të shtetasit Gj. S., dhe David Deda, 46 vjeç, elektricist, dyshohet se kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Si pasojë, Sokol Preka ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital, ndërsa David Deda ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.