Korça dhe “drejtuesit ekselentë”/ Nga “magjia” e Raqkës te strategjia e Petjas e fjalimet e Lindës

Nga Naum Mara:

Korça ekselente e drejtuesve ekselentë

Dikush, të cilin e pyeta pse Qarku i Korçës ka më tepër sipërfaqe të pabanuara se të gjithë qarqet e tjera në Shqipëri, më sqaroi se këtë na e krijon Kolonja dhe tre liqenet që janë në zonën tonë. Ishte spjegim i logjikshëm se në sipërfaqe ujore nuk mund të ketë banesa, veç po të kthehemi në kohën e ndërtimeve palafite.

Pastaj ai shtoi se ne kemi drejtuesit më cilësorë (ekselentë) nëse krahasohemi me qarqet e tjera.
Më erdhi mirë, se cilido nga ne do që e ardhmja e qytetit dhe e gjithë krahinës të jetë sa më e sigurt. Unë nuk i njoh kryetarët e bashkive të Ersekës, Maliqit dhe Pogradecit, por drejtuesit në Korçë i njoh disi.

Drejtuesi kryesor është Di Lana, por ata që e bëjnë mbarëvajtjen janë tre drejtuesit ekselentë , të cilët i ka zgjedhur Kryetari i Kuvendit dhe që i kanë zyrat në qytetin tim.
Raqka – (të cilin gabimisht e kam quajtur deri më sot Ligaveci Gollash), i cili vazhdon të bëjë jë punë magjiko-fantastike, që prej mëngjesit, po veçanërisht darkave dhe që e ka kthyer Korçën në një magnet për korçarët që jetojnë jashtë, si dhe për të gjithë të huajt që pëlqejnë artin.

Petja – ose më mirë ta quajmë “Xhuvi i ditlindjeve”, i cili kujdeset që Qarku mos zbrazet.

Ka ndërtuar një strategji tepër të veçantë, duke u fokusuar në mjekët dhe duke nënvizuar punën e tyre. Se në një Qark me mjekë të devotshëm , sigurisht që do kthehen tërë pensionistët dhe do përmirësohen lindjet.

Linda – e diplomuar në Poloni, që solli në Korçë konceptin sintetizues të Gomulkës me shprehjen e ditëve të fundit: “Qytetari në qëndër, përgjegjësia në çdo hallkë, zgjidhja si standart”
Le të përdorim pak imagjinatën (e panevojshme se çdo gjë është e qartë) dhe të vendosim qytetarin korçar, në qëndër të kësaj perustije Raqkë- Petja-Linda.
Si të mos bëhet edhe vetë qytetari korçar ekselent?!

Në foto: Mëngjes herët në rr. “Rexhep Telha”- 11 korrik 2026