Me energji të reja, emocione dhe pritshmëri të mëdha, Gjimnazi “Raqi Qirinxhi” Korçë nis një tjetër vit shkollor, duke mirëpritur nxënësit në një prej institucioneve arsimore më të njohura dhe më elitare të qytetit. Fillimi i vitit shkollor është gjithmonë një moment i veçantë.
Për disa është një kapitull i ri, për të tjerë rikthim te miqtë, mësuesit dhe kujtimet e bukura të shkollës.
I njohur për traditën e tij të fortë , përkushtimin ndaj arsimit dhe rezultatet e nxënësve, “Raqi Qirinxhi” vijon të mbajë një vend të veçantë në jetën arsimore të qytetit Korçe. Breza të tërë nxënësish kanë kaluar nëpër dyert e kësaj shkolle, duke marrë me vete jo vetëm njohuri, por edhe vlera, miqësi dhe përvoja që i kanë shoqëruar gjatë gjithë jetës.
Ky vit i ri shkollor vjen me sfida të reja, objektiva të reja dhe mundësi të shumta. Në qendër të tij janë nxënësit, të cilët ftohen të besojnë te vetja, të punojnë me përkushtim dhe të mos kenë frikë të synojnë lart.






