Alket Rizai është rikthyer sërish ndër emrat më të kërkuar nga policia në Greqi. Lejen e marrë nga burgu i Domokos e shfrytëzoi për të festuar deri në orët e para të mëngjes në një bar plazhi në Athinë. Pikërisht para se të mbyllej lokali u shënua një incident me armë me autor emrin e shumëpërfolur të shqiptarit. Menjëherë pas ngjarjes u largua me shpejtësi për të mos u paraqitur në institucionin e vuajtjes së dënimit
Mësohet se sherri filloi pasi muzika në lokalin e plazhit u ndërpre për shkak të orës së vonë. Për të vazhduar festën Rizai ngriti zërin e muzikës nga makinën e tij çka u kundërshtua nga pronari I subjektit duke degraduar në një debat të ashpër deri në përdorimin e armëve.
Një burrë afgan, punonjës sigurie i barit në plazh, dyshohet se qëlloi drejt Rizait. Dy persona, një grek 20-vjeçar dhe një pakistanez 41-vjeçar, u plagosën në incident.
Pronari 41-vjeçar i barit në plazh u arrestua dhe u akuzua për dëshmi të rreme ndërsa hetimi ka nisur për të gjithë personazhet.
Interesant është fakti se Rizai kishte marrë 16 leje nga burgu që nga viti 2021 dhe ishte rikthyer në të gjitha.
Alket Rizai është i njohur për dy arratisjet e tij spektakolare me helikopter nga burgjet e sigurisë së lartë. Arratisja e parë e stilit hollivudian u krye më 4 qershor të vitit 2006, e ideuar nga Nikos Paleokostas, vëllai i kriminelit të famshëm Vasilis Paleokostas.

