“Shqipëria nuk ka tjetër veç Kosovës, Kosova nuk ka tjetër veç Shqipërisë”/ Pandeli Majko reagon i prekur pas vendimit të Hagës

Ish-kryeministri Pandeli Majko ka reaguar me emocione pas vendimit të sotëm të Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Ai e quajti aktgjykimin një “vendim dramatik” dhe tha se, sipas tij, ai nuk e ndryshon historinë e luftës së Kosovës.

“Ky vendim dramatik i Hagës na bëri të qartë se Kosova nuk ka tjetër veç Shqipërisë dhe Shqipëria nuk ka tjetër veç Kosovës”, deklaroi Majko, duke iu referuar edhe pamjeve të qytetarëve, fëmijëve dhe ish-ushtarëve të UÇK-së të emocionuar pas shpalljes së vendimit. Ai bëri njëkohësisht thirrje për qëndrim dinjitoz dhe shmangie të përplasjeve me drejtësinë.

Majko theksoi se procesi nuk ka përfunduar, pasi vendimi mund të apelohet. Ai foli edhe për marrëdhënien e tij me Hashim Thaçin, duke kujtuar rolin e Thaçit në delegacionin e Kosovës në Rambuje dhe duke thënë se vazhdon ta konsiderojë mik.

Gjykata dënoi Thaçin dhe Krasniqin me nga 25 vjet burg, Veselin me 18 vjet dhe Selimin me 13 vjet; të katër kanë të drejtë apelimi

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.