Korçë – Ka nisur nata e parë e “Korça Serenata”, një aktivitet që sjell në qendër të vëmendjes traditën e serenatave korçare dhe atmosferën e veçantë muzikore të qytetit .
Mbrëmja është shoqëruar me interpretime muzikore, këngë dhe emocione, ndërsa publiku ka ndjekur nga afër performancat e artistëve.
Serenatat, një nga simbolet më të njohura të Korçës, janë kthyer edhe një herë në protagonistet e mbrëmjes, duke krijuar një atmosferë festive dhe nostalgjike në qytet.
Nata e parë e “Korça Serenata” sjell kështu një tjetër moment të rëndësishëm për promovimin e muzikës dhe traditës korçare, duke bashkuar artistët, qytetarët dhe vizitorët nën tingujt karakteristikë të serenatës.


