Duhet ta lësh të dashurën të shkojë me tjetër”/ Spartak Ngjela habit me “kurën” ndaj xhelozisë

Avokati i njohur Spartak Ngjela, gjatë një interviste në Top Albania Radio, i ka habitur të gjithë me deklaratën e tij. Teksa u pyet nga moderatorët për dashurinë, Ngjela ka habitur me përgjigjen e dhënë.

Avokati ka thënë se ka gjetur kurën e xhelozisë, teksa, sipas tij, për ta luftuar këtë problem, duhet ta lësh të dashurën të shkojë me dikë tjetër.

Sipas Ngjelës, xhelozia është urrejtje dhe këtë ai e ka mësuar nga filozofia.

Ngjela: Për të hequr xhelozinë, duhet të bësh një ‘antibiotik’, një ndërhyrje të madhe! Më pyeti një njeri që është shumë i lartë në politikë sot: Si e ke bërë? Si e ke hequr xhelozinë?

Duhet të durosh që e dashura jote të shkojë me një tjetër. Kjo nuk është durim, është kurë. Pse? Sepse filozofia më ka mësuar që xhelozia është urrejtje. Ju e dini atë thënien në Shqipëri: “Sa më e madhe xhelozia, aq më e madhe dashuria”, por jo. “Sa më e madhe xhelozia, aq më e madhe urrejtja”.

Video Credits: Top Albania Radio

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.