Qyteti i serenatave ka nisur të gjallërohet nën tingujt e muzikës, me zhvillimin e natës së parë të “Korça Serenata”, një aktivitet që sjell në qendër traditën, kulturën dhe atmosferën karakteristike të qytetit.
Tingujt e serenatave dhe aktivitetet e mbrëmjes krijuan një tjetër natë të veçantë, duke rikthyer në vëmendje identitetin muzikor që e ka bërë qytetin të njohur ndër vite.
“Korça Serenata” pritet të vijojë edhe në ditët në vazhdim deri te djele me muzikë dhe aktivitete që synojnë të mbajnë gjallë traditën e serenatave dhe të ofrojnë momente argëtimi për të pranishmit.
