E rëndë/ Foshnja 1-vjeçare dëmton dorën me grirëse mishi, transportohet me helikopter në Tiranë

Një foshnje 1-vjeçare është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, pasi dyshohet se ka dëmtuar dorën me një grirëse mishi.

Ngjarja ka ndodhur në Skrapar, ku foshnja ka marrë fillimisht ndihmën e parë mjekësore.

Për shkak të nevojës për trajtim më të specializuar, ajo është transportuar më pas me helikopter drejt kryeqytetit.

Sipas burimeve nga bluzat e bardha të Traumës, foshnja ndodhet në sallë, nën kujdesin e mjekëve në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.