Nata e dytë e “Korça Serenata” vijoi me një atmosferë festive dhe emocione të shumta, duke mbledhur qytetarë dhe vizitorë në një mbrëmje të veçantë në Korçë.
Në skenë u ngjit Tomi Kondakçi, i cili solli një repertor të pasur dhe një atmosferë plot ritëm, duke mbajtur gjallë energjinë e publikut gjatë gjithë mbrëmjes.
Muzika, atmosfera dhe pjesëmarrja e publikut e kthyen mbrëmjen në një tjetër moment të veçantë të këtij eventi, që po sjell net të mbushura me argëtim dhe emocione.
“Korça Serenata” vijon të gjallërojë qytetin, duke e kthyer çdo natë në një festë të muzikës dhe atmosferës korçare.
