Vora dhe Skënderbeu kanë barazuar, në sfidën e vlefshme të javës së pestë të “Abissnet Superiore”. Ndeshja e zhvilluar në Vorë përfundoi, 1-1. Korçarët gjetën golin e avantazhit përmes Bismark që në minutën e pestë, por arbitri e anuloi për pozicion të parregullt.
Në minutën e 33-të, Karrica kalon në epërsi Vorën, falë një supergoli, aksion i studiuar në mënyrë perfekte.
Duhet thënë se vorakët patën shanse të shumta për golin e dytë, por nuk ishin të saktë në metrat e fundit. Në minutën e 62-të, Kashari ndëshkohet me të dytin e verdhë dhe të kuq, duke lënë të tijët me një lojtar më pak.
Pak çaste para fundit të ndeshjes, Skënderbeu fiton një penallti mes kontestimesh, me Bismark që nuk gabon nga pika e bardhë kthyer baraspeshën në “limite”. Kështu, dy skuadrat ndajnë nga një pikë, duke mbetur në vendin e 8-të dhe respektivisht atë 9-të në klasifikim.
VORA-SKËNDERBEU 1-1
33′ Karrica / 90’+6′ (p) Bismark
FORMACIONET ZYRTARE
Vora: Harizaj; Zuna, Shiba, Karrica, Fernandes Klemente, Kashari, Vrapi, Frroku, Barjamaj, Shehi, Gjyla
Trajner: Arjan Bellaj
Skënderbeu: Alia; Lleshi, Lagonidis, Braga, Totre, Bismark, Janaqi, Drame, Grazhdani, Musa, Shaqe
Trajner: Julian Ahmataj
