Ahmataj flet pas barazimit me Vorën: “Të gjitha gabimet ishin për shkak të fushës

Vora dhe Skënderbeu barazuan me rezultatin 1-1, në ndeshjen e vlefshme të javës së pestë në “Abissnet Superiore”. Pas sfidës së zhvilluar në Vorë, ka folur trajneri i korçarëve, Julian Ahmataj.

“Nuk mund të ishte Skënderbeu si në minutat e fundit? Është e vërtetë, nuk është se bëmë ndeshjen më të mirë. Ndikoi shumë terreni. Stërvitemi në fushë me bar sintetik, ndryshimi i terreni do ishte problem. Po ta shikoni, të gjitha gabimet ishin për shkak të fushës. Stabilizohemi deri diku.

Por dihet që problemi ynë ishte ky.

Po ti rikthehemi ndeshjes, në 5 minutat e fundiut të pjesës ë parë. Ndërtuam aksione që mund ti kishim bërë që nga fillimi. Ndikimit mund tia vë fushë dhe atmosferës që ishte pak e zjarrtë. Kjo është ajo që donim të ndërtonim, nuk i shfrytëzuam sa duhet hapësirat që do ti shërbenin wingerat.

Strategjia?

Kishim mundësi që të pa u rrezikuar mos të ngritur mbrojtësat e krahut lart dhe të rrezikonim më shumë. Duhet të kishim ekuilibër”, tha Ahmataj.  

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.