Nata e dytë e “Korça Serenata” u mbyll me një atmosferë të veçantë, nën interpretimin e këngëtares Spanja Pipa, e cila solli në skenë zërin dhe emocionin e saj për publikun e pranishëm.
Pas momenteve muzikore që shoqëruan mbrëmjen, zeri i Spanja Pipës i dha një tjetër ngjyrim natës së dytë të aktivitetit, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe festive.
“Korça Serenata” vijon të sjellë në qytet artistë, muzikë dhe momente të veçanta, duke e kthyer zonën ‘Mirropolia’ në një pikë takimi për qytetarët dhe vizitorët.
Nata e dytë u mbyll mes duartrokitjeve dhe emocioneve, ndërsa aktiviteti vijon me netët e tjera të programit.
