Gjate performaces te saj në netët e “Korça Serenights”, Këngëtarja ikone Eli Fara ka ndarë një moment të veçantë me Mihallaq Andrean, një prej emrave të medhenj të traditës së Serenatës Korçare.
Eli Fara e ka përqafuar Andrean, duke e cilësuar atë si një figurë që përfaqëson dhe mishëron serenatën korçare.
“Është emblema e Serenatës Korçare”, është shprehur Eli Fara, duke vlerësuar kontributin dhe rolin e tij në ruajtjen e kësaj tradite muzikore.
Momenti u prit me emocione nga të pranishmit, në një mbrëmje ku muzika dhe tradita korçare ishin në qendër të vëmendjes.
