Një objekt i improvizuar me dërrasa dhe plastmas është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të hëne në lagjen nr. 4 të qytetit të Korçës.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në strukturën e improvizuar të ngritur mbi çatinë e një pallati, ndërsa tymi është përhapur në zonën përreth.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë nisur ndërhyrjen për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar. Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa pritet ndërhyrja e plotë e zjarrfikësve dhe vlerësimi i situatës.
