Egla CENO akuza për PATRONAZHISTËT të heqin nga puna deri kushëririn e 5-stë..

Aktorja Egla Ceno, gjatë fjalës së saj në protestën e 114-të përpara Kryeministrisë, ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë. Ajo tha se qytetarët përballen me presione dhe kërcënime për vendin e punës nëse marrin pjesë në protesta.

Ceno u shpreh gjithashtu se qytetarët që ndodhen në shesh nuk protestojnë “për kapriço”, por sepse kërkojnë dinjitet dhe një mënyrë tjetër qeverisjeje.

“Kjo qeveri duhet të zhduket. Këtu janë shqiptarë të ndershëm, ne nuk jemi për kapriço këtu në shesh. Ne kërkojmë dinjitet”, deklaroi Ceno.

Aktorja ngriti më tej akuza për atë që e cilësoi si sistem patronazhimi, duke theksuar se qytetarët kërcënohen me humbjen e vendit të punës për shkak të pjesëmarrjes në protesta.

“Nuk ka dinjitet sot, sepse kemi patronazhistë dhe shefa që janë të dërguar nga partia. Kemi patronazhistë që na shantazhojnë se nëse del në protestë të heqim nga puna deri kushëririn e pestë”, u shpreh ajo.

Ceno përdori tone të ashpra edhe ndaj kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar largimin e tij nga drejtimi i qeverisë.

“Ky kancer që quhet Edi Rama, ky njeri i neveritshëm duhet të mbathë atletet e neveritshme dhe të shporret, se na lodhi shpirtin”, deklaroi aktorja.

Gjithashtu, Ceno iu drejtua protestuesve me një thirrje për të ruajtur bashkimin dhe për të mos lejuar përçarjen e lëvizjes.

“Mos u ndani e mos u përçani”, ishte mesazhi i saj për qytetarët e mbledhur në protestë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.