Shqiptarët që raportohet se humbën jetën janë, Florin Hoxha dhe Florida Hoxha (motër e vëlla), si dhe Eris Cani (bashkëshortja e Florin Hoxhës). Ata ishin edhe me shtetësi amerikane. Ndërsa tre viktimat e tjera janë Ian Alexander Kirpatrick (bashkëshorti i Florida Hoxhës) dhe Edmond Hings e Athina Papapresku, pronarët e ndërtesës
ATHINË — Tre shtetas me origjinë shqiptare janë konfirmuar mes viktimave të ngjarjes së rëndë të ndodhur në lagjen Plakes të Athinës, ku një ndërtesë u shemb tërësisht si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm një ditë më parë.
Nga verifikimet e bëra me autoritetet vendose, tre prej viktimave të pajetë janë shtetas shqiptaro-amerikanë që ndodheshin për pushime në kryeqytetin grek. Bëhet fjalë për motër e vëlla, Florin Hoxha dhe Florida Hoxha, si dhe shtetasin Eris Cani.
Mes personave të tjerë të identifikuar nga kjo tragjedi janë edhe shtetasit Ian Alexander Kirkpatrick, Edmond Hings dhe Athina Papapresku.
Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë trupat e parë nga rrënojat e godinës së shkatërruar.
Ndërkohë, autoritetet vendase kanë konfirmuar se nga kontrollet e kryera në terren nuk ka më sinjale për të mbijetuar nën strukturat e shembura.



