Saimir Tahiri rikthehet me një dokumentar/ Ish-ministri rrëfen nga afër vitet më të përfolura të karrierës së tij

“Zëri” ka nisur përgatitjen e një prodhimi të ri multimedial në bashkëpunim me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Projekti synon të sjellë një rrëfim të gjerë mbi një prej periudhave më të diskutuara të viteve të fundit në Shqipëri, përmes dëshmisë së vetë Tahirit, por edhe përmes rrëfimeve të personave që kanë qenë pjesë e ngjarjeve dhe i kanë përjetuar nga afër ato.

Sipas konceptit të produksionit, rrëfimi do të ndërtohet mbi dëshmi personale, materiale autentike dhe këndvështrime të ndryshme, duke synuar të sjellë në vëmendje zhvillimet që kanë shoqëruar karrierën publike dhe politike të ish-ministrit.

Në qendër do të jetë versioni i Saimir Tahirit mbi ngjarjet, por produksioni do të përfshijë edhe dëshmi dhe perspektiva të tjera nga persona të lidhur me atë periudhë.

“Ndersa” e prezanton projektin si një prodhim me standard të lartë multimedial, ku rrëfimet personale dhe materialet arkivore do të ndërthuren për të rindërtuar një periudhë që ka prodhuar debate të shumta në skenën politike dhe publike shqiptare.

Ende nuk janë bërë të ditura detaje të plota mbi formatin, datën e publikimit dhe episodet e produksionit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.