Tragjedia që tronditi Athinën/ Shqiptarët ishin me pushime, njëri çift priste fëmijë …

Tre prej viktimave janë shqiptarë me shtetësi amerikane: Florin Hoxha, motra e tij Florida Hoxha dhe bashkëshortja e Florinit, Eris Cani. Të tre ndodheshin në Athinë për pushime.

Mes viktimave është edhe Ian Alexander Kirkpatrick, bashkëshorti i Florida Hoxhës. Çifti ishte martuar së fundmi dhe, sipas të afërmve, kishte udhëtuar drejt Greqisë për të kaluar muajin e mjaltit.

Një tjetër detaj tragjik është se Florin Hoxha dhe Eris Cani po prisnin një fëmijë.

Dy çiftet kishin marrë me qira një apartament në katin e parë të godinës ku ndodhi shpërthimi.

Viktimat e tjera janë Athena Paparescu dhe Edmond Hings, pronarët e ndërtesës, të cilët jetonin në katin e dytë.

Shkaqet e shpërthimit ende nuk janë përcaktuar. Autoritetet greke vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa një nga pistat që po shqyrtohet është mundësia e një rrjedhjeje gazi.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe, ndërsa vijojnë hetimet për të përcaktuar se çfarë e shkaktoi shpërthimin dhe shembjen e ndërtesës.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.