Një autobus me turistë është përfshirë nga flakët në hyrje të tunelit të Elbasanit. Pas shfaqjes së flakëve, turistët që ndodheshin në autobus janë detyruar të zbresin nga mjeti, ndërsa qarkullimi në këtë aks është bllokuar.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe, deri në këto momente, nuk ka informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve dhe normalizimin e situatës.
Autoritetet pritet të kryejnë verifikimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e zjarrit.
